Dita e Fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën. Por cili është historiku prapa kësaj dite? Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë, që sot të ndihen të lumtur dhe të festojnë me bashkëmoshatarët e tyre.

Kjo ditë nuk është vetëm ditë Festive, por njëherësh 1 qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Ditën e fëmijëve vendosëm t’ua kushtojmë po atyre, fëmijëve. Ne si kompani me rastin e 1 Qershorit vendosëm të organizojmë diçka më ndryshe nga vitet tjera.

Tematika e sivjetshme ishte sensibilizimi dhe inspirimi i fëmijëve mbi profesionin e tyre të ardhshëm si dhe prezentimi dhe mënyra se si ne punojmë në kompaninë tonë.
Fëmijët e përzgjedhur për kompanin ENEA Distribution patën fatin që më nga afër të shikojnë punën dhe atmosferën e punës ku ne punojmë, nuk munguan lojërat dhe dhuratat. 

Gjithashtu nga kompania Eurovia vendosëm që femijëve në moshë pak më të rritur t’u japim njohuri më të hollësishme mbi arkitekturën dhe ndërtimtarinë.

Arkitektet tona u kënaqën pa fund duke ndarë me fëmijët eksperiencat e tyre dhe duke i motivuar për të menduar një profesion në këtë fushë.
Urime 1 Qershori Dita mbarëkombëtare për mbrojtje të fëmijëve. Të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtja e tyre duhet të jenë nisma kryesore për një Shoqëri të sigurtë dhe të zhvilluar.