Projektet e filtrimit të ujit të pijshëm në fshatrat Negotinë dhe Dobërdol të komunës së Vrapçishtit janë duke u realizuar me sukses dhe me intensitet të lartë.

Delegacioni i kryesuar nga zëvendësministrja e Financave Shirete Elezi, i përbërë nga ministrja e Mjedisit dhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit, ka ndjekur nga afër punën dhe ecurinë e projekteve, ku ka inspektuar punën e dy stacioneve të pastrimit të ujit të pijshëm.

Përmes realizimit të këtij projekti, mbi 10 mijë banorë të fshatrave Negotinë, Dobërdol dhe Toplicë, përfshirë edhe shkollën e mesme në Negotinë ku mësojnë mbi 200 nxënës, do të përfitojnë ujë të pijshëm të pastër dhe cilësor.