Nuk ka formulë magjike për kulturën e shkëlqyer organizative të kompanisë. Çështja kryesore është trajtimi i stafit tuaj ashtu siç ata dëshirojnë të trajtohen. "Një studim i vitit 2011 nga Universiteti i Kansasit zbuloi se punonjësit që janë të lumtur në vendin e punës kanë një përqindje më të lartë të performancës së punës.U konkludua se punëtorët

“Nuk ka formulë magjike për kulturën e shkëlqyer organizative të kompanisë. Çështja kryesore është trajtimi i stafit tuaj ashtu siç ata dëshirojnë të trajtohen. “Një studim i vitit 2011 nga Universiteti i Kansasit zbuloi se punonjësit që janë të lumtur në vendin e punës kanë një përqindje më të lartë të performancës së punës.U konkludua se punëtorët e lumtur kanë 10% më shumë sukses në krahasim me ata që nuk janë të lumtur me punën e tyre.

Përkundër profesionalizmit dhe përkushtimit në punën e tyre, të cilën punonjësit e Adel Holding e kanë, nuk përjashtojnë mundësinë e shoqërimit jashtë orarit të punës. Pas punës intensive të përditshme, sfidave, ngarkesës profesionale dhe rezultateve, çdo punonjës meriton që të kaloj kohë me kolegët e tij.

Lojërat kreative dhe sfiduese janë pjesë e këtyre aktiviteteve që inkurajojnë frymën e bashkëpunimit dhe konkurrencës midis punonjësve. Për shembull, aktiviteti i fundit i punonjësve të Adel Holding ishte në Shkup, kryesisht në City Mall. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte të kalonin një dite të mbushur me argëtim, ku përmes lojës ata do të jenë në gjendje të njohin njëri-tjetrin më mirë dhe në të njëjtën kohë të forcojnë frymën e ekipit. Argëtimi i tyre filloi në Cineplexx, ku të gjithë u relaksuan me komedi dhe pastaj vazhduan aktivitetet në qendrën e bowling.

Motoja jonë është: “Punonjës të kënaqur do të thotë konsumatorë të kënaqur, gjë që çon në profitabilitet”.