Të nderuar

Eurovia ka heshtur disa herë për akuzat e rreme nga disa politikanë të skenës politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndonëse lajme të rreme për veprimtaritë tona përhapen pothuajse çdo ditë. Në këtë mënyrë i shkaktohet dëm kompanisë, por edhe punonjësve që punojnë pa u lodhur.

Faktet dëshmojnë diçka tjetër, krejt të kundërtën nga ajo që u prezantua në publik sot:

  1. Eurovia është një kompani me traditë, e cila punon ekskluzivisht sipas standardeve të larta. Nisur nga ato standarde morëm pjesë në një Shpallje Publike – Procedura nr. 11671/2023 në të cilin pas evaluimit edhe pas aukcionit elektronik kompania jonë ishte ofertues me çmimin më të ulët. Kështu Eurovia do të punojë në rregullimin e një pjese të kanalit rrethues në Komunën e Haraçinës. Ndërtimi i një pjese të kanalit periferik zgjidh një problem dhjetëvjeçar në Komunën e Haraçinës, jeni të ftuar ta vizitoni nga afër (Google Maps).
  1. Për të mos krijuar konfuzion tek qytetarët apo institucioni ku është mbajtur “press konferenca” e fundit për media e mbushur me gënjeshtra dhe akuza, tenderin në të cilin kemi marrë pjesë është shpallur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e jo nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, diçka për të cilën partitë politike kanë marrë edhe demant nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Nuk është “Kanalizim“, por “Rregullimi i një pjese të kanalit rrethues në Komunën e Haraçinës“.
  2. Theksojmë sërish se Eurovia me numër amë: 6630294 dhe numër tatimor: 4028010513380 nuk ka bërë asnjë donacion për subjektin politik BDI. Ky është një fakt lehtësisht i verifikueshëm.
  3. Eurovia nuk është anonime (one-man show) dhe është një kompani e njohur. Pretendimi i partive politike se Eurovia është në duart e një politikani ose është filial e një partie politike është një gënjeshtër famëkeqe.

Për fat të keq, politikanët po e përdorin kompaninë tonë, e cila është ndërtuar me punë dhe mund jashtëzakonisht të madh, për qëllime politike ditore, në të cilat theksojmë sërish se përdoren gënjeshtra.

Pjesëmarrja në prokurimet publike të Eurovia-s, si dhe të të gjitha kompanive të tjera në vend, është gjithmonë e disponueshme për publikun dhe të njëjtën gjë mund ta shohë çdo qytetar në vend.

Prandaj, kërkojmë që Rexhep Asani nga partia politike Lëvizja BESA, i cili po ashtu flet në emër të partive politike Alternativa dhe Lëvizja Demokratike në të njëjtën mënyrë siç tha gënjeshtrat, t’i kërkojë falje publike Eurovias, në të kundërtën do të vijojë padi, sepse me lajme të tilla të rreme po i shkaktojnë kompanisë sonë dëme të pallogaritshme. Theksojmë edhe një herë se nuk do të lejojmë të jemi në shënjestër të përleshjeve politike ditore sepse gjithmonë kemi punuar me ndershmëri dhe do të vazhdojmë të bëjmë.