Nënshkruajtëm dy tenderë për ndërtimin e Kapaciteteve të reja Industriale.

EUROVIA vazhdon me ndërtimin e shërbimeve për objektet industriale për dy klientët më të mëdhenj POLYESTERDAY – Shtypshkronja dhe TOTAL Logistic – Depo dhe shërbime logjistike. Objektet prodhuese dhe industriale kanë kërkesa komplekse për projektim dhe ndërtim. Klienti ka nevojë për një partner që i kupton këto kompleksitete. Të dy klientët po kërkonin një kompani ndërtimi për të mbështetur operacionet e tyre, duke ndihmuar në përmirësimin e rrjedhës së materialeve dhe makinerive dhe maksimizimin e hapësirës së tyre prodhuese. Ne e filluam bashkëpunimin me një angazhim të fortë për të kuptuar më së miri se si klienti dëshiron të përdorë objektin e tij.

Me POLYESTERDAY – Shtypshkronjën kemi nënshkruar marrëveshje për projektin e tyre industrial POLY 5 më 5 shkurt 2020, projekti është në zonën industriale – VIZBEGOVË – Shkup. Projekti përfshin ndërtimin e një sallë prodhimi 8800 m2 dhe një sallë administrimi 1150 m2. Pritet të bëhet për 13 muaj.

TOTAL Logistic investon në një magazinë me sipërfaqe totale 3300 m2, e cila ndodhet në zonën industriale Ilinden. EUROVIA si kontraktor i përgjithshëm nënshkroi një kontratë për ofrimin e shërbimeve të plota të ndërtimit “çelës ne dorë”, duke përfshirë të gjitha fazat dhe dorëzimin e projektit te zhvilluesi gati për përdorim.