Ai ndjek dhe mban përgjegjësi për mbikqyrjen e zbatimit të projektit në kantier duke përfshirë këtu marrëdhëniet me nënkontraktorët dhe punëmarrësit e tjerë të projektit.

Xhenis Rexhepi është udhëheqës i zyrës teknike në Eurovia, me eksperiencën e tij dhe dëshirën e madhe për profesionin e inxhinieringut, realizimi i projekteve tona është gjithmonë i suksesshëm dhe i përpikt.

Ai ndjek dhe mban përgjegjësi për mbikqyrjen e zbatimit të projektit në kantier duke përfshirë këtu marrëdhëniet me nënkontraktorët dhe punëmarrësit e tjerë të projektit.

Për të mësuar më detajisht detyrat e tij të përditshme dhe eksperiencën në Eurovia do të bisedojmë me të, të na flas vetë se si është të jesh pjesë e kompanisë më të madhe të ndërtimit në vend. 

1. Studimet deri-diplomike dhe post-diplomike i keni kryer në Shqipëri. Na tregoni më shumë rreth fillimeve tuaja dhe pse pikërisht zgjodhet Eurovia-n të ushtroni profesionin tuaj?
Studimet deri-diplomike dhe post-diplomike i kam kryer në Tiranë, në Universitetin Politeknik, Fakulteti i Inxhiniesë së Ndërtimit. Të ushtroj profesionin kam filluar që gjatë periudhës së studimeve.
Kalimi në Eurovia ishte shumë spontan. Kompania veç se kishte një profil që e veçonte nga kompanitë tjera të ndërtimit në tregun e Maqedonisë së Veriut por edhe më gjërë. Ajo që më la përshtypje që në fillim ishte stafi drejtues dhe ekipi jashtzakonisht i motivuar.

2.Duke marr parasysh se në industrinë e ndërtimit pozita e inxhinierit është pozitë që kërkon përgjegjësi të mëdha, na thoni si i menaxhoni përgjegjësitë dhe stresin e punës?
Inxhinieringu si lëmi ka karakteristika që dallon nga profesionet tjera. Kërkohet më shumë aplikim të informatave ekzakte dhe thuaj se nuk ka aspak hapësirë për lëshime. Inxhinieria e ndërtimtarisë është shumë sfiduese për çdo individ, veçanërisht për ne që edhe e kemi të studiuar. Që nga përzgjedhja e profesionit kam qenë i vetëdijshmë për përgjegjësitë që do të duhet të marr dhe nuk kam dyshuar aspak se mund të mos jem i gatshëm për përpikmërinë që kërkohet. Projektet janë të veçanta, rrjedhimisht dhe aktivitete e ditës dallojnë, ky fakt e bën punën me tërheqëse dhe sfiduese. Stresi menaxhohet vetëm me organizim dhe diciplinë. Planifikimi i mirë dhe bashkëpunim i mirë me ekipin ndihmojnë që aktivitete të realizohen me sukses. Vështirësitë që mund të hasen gjatë ditës janë ato pjesë që na aftësojnë edhe më shumë në profesion.
Ideja e një produkti final që do të jetë një objekt apo infrastrukturë në shërbim të dikujt tjetër jep kënaqësi që i arsyeton të gjitha vështirësitë.

3.Eurovia ofron proektim, zbatim dhe dizajn. Në cilat projekte po punon Eurovia aktualisht dhe për cilat projekte ndiheni veçanërisht krenar?
Eurovia ofron të gjitha shërbimet që ndërlidhen me ndërtimtarinë. Që nga projektimi më i thjeshtë deri tek realizimi. Janë dy pika të cilat mund të them që marin më shumë vëmendjen dhe japin motivim. Projektim si dhe ndërtim – që parashohin realizimin e çdo faze deri në dorëzim të plotë të objektit, si dhe projekte qe ndërlidhen me rrjetin e infrastrukturës. Por nuk duhet anashkaluar dhe projektet e mëdha që përfshijnë funksione më komplekse (si spitale, shkolla, teatro) janë tërheqëse për t’u menaxhuar dhe për të cilët jam veçanërisht krenar.

4.Keni fituar eksperiencën e duhur që të emëroheni edhe udhëheqës i zyrës teknike. Si është eksperienca të menaxhosh stafin teknik të Eurovia-s?
Zyra teknike në Eurovia përmban një ekip aq të shëndoshë dhe të sinkronizuar që është shumë e lehtë për menaxhim. Pozita e udhëheqësit më erdhi, lirisht mund të them papritur, nisur nga fakti se kompania ka një staf që vet – menaxhohet. Në fillim deri sa pata hapësirë të krijoj profilin tim në këtë pozitë, ishte vështirë të shprehurit e aftësive të lidershipit dhe menaxhimit. Pozitat e udhëheqjes kërkojnë njohuri të aftësive të secilit person të ekipit, ashtu që do të nxjerrim në plan të parë ndërlidhjen e atyre aftësive. Sot e njoh ekipin, gjërat janë të sistemuara dhe çdo aset i ri i cili na bashkangjitet është shumë e lehtë të shirihet në metodologjitë e punës së Eurovia.

5.Si duket një ditë e zakonshme pune si inxhinier ndërtimit dhe çfarë Ju pëlqen më shumë nga puna juaj?
Dita fillon herët, që në orën 7 të mëngjesit që me fillimin e punës në kantier, mblidhen informatat e para të çdo aktiviteti të planifikuar dhe realizuar. Zakonisht me kafenë e parë, organizojmë ditën dhe ndajmë rolet dhe obligimet. Më pas pëson vizita direkte në kantiere të ndryshme, diskutimi me stafin e financave për realizim financiar si dhe stafin e prokurimeve për furnizimet e ditës. Dinamika e ditës është tejet sfiduese. Aktivitete e ndryshme i diferencojnë ditët e punës. Vetë profesioni ka për detyrë marrjen e përgjegjësive dhe kjo është pjesa më sfiduese.