Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot pati rastin të vëzhgojë nga afër ecurinë e punës në projektin tonë. Ndërtimi i sallës së re sportive kushtuar shkollës fillore “Faik Konica”, në fshatin Debreshë, komuna e Gostivarit, po ecën mirë dhe po vazhdon.

Inxhinierët tanë patën mundësinë të marrin pjesë në ecurinë e projektit.

Falë ekipit tonë profesional dhe punës intensive, nxënësit e kësaj shkolle së shpejti do të realizojnë aktivitetet e tyre sportive në sallën e re!