Fokusi i Javës së Grave në sektorin e ndërtimit është të rrisë ndërgjegjësimin për mundësitë që janë në dispozicion të grave në sektorin e ndërtimit dhe të theksojë rolin në rritje të grave në industri. Për këtë arsye

Fokusi i Javës së Grave në Sektorin e Ndërtimit është të rrisë ndërgjegjësimin për mundësitë që janë në dispozicion të grave në sektorin e ndërtimit dhe të theksojë rolin në rritje të grave në industri. Për këtë arsye, për herë të parë këtë vit, Eurovia DOOEL i’a kushton javën e parë të marsit për të nxjerrë në pah rolin në rritje të grave në sektorin e ndërtimit. Radmila B. Mihajlovska flet për këtë temë, duke ndarë përvojat dhe njohuritë e saj gjatë viteve. Radmila është Menaxhere e Projekteve në Eurovia, dhe gjatë karrierës së saj të suksesshme 12-vjeçare, ajo ka menaxhuar projekte për kompani me reputacion të lartë.

A keni qenë gjithmonë e interesuar në sektorin e ndërtimit?

Mund të them se që kur isha shumë e vogël kam dashur të vizatoj shumë. Gjithmonë kam qenë një fëmijë që kam krijuar diçka dhe kam menduar jashtë kutisë. Në çerdhe kishim shumë mënyra se si mund ta kalonim kohën tonë të lirë, por unë gjithmonë zgjidhja të vizatoja.

Më vonë, kur fillova universitetin, kuptova se cilësitë që kisha në gjeometri, vizatim / pikturë do më ndihmonin shumë nëse filloj karierë në sektorin e ndërtimit. Tani që jam pjesë e po të njejtit sektor, e kuptoj se përshtatem shumë më mire sesa prisja unë.

Si mendoni se mund të inkurajohen më shumë gra të punojnë në ndërtim?

Sipas mendimit tim, duhet të ketë më shumë informacione në lidhje me mundësitë dhe karrierën në dispozicion brenda sektorit të ndërtimit. Sektori padyshim që është ende i dominuar nga meshkujt dhe unë do të doja të shihja këtë industri duke u përfaqësuar gjithnjë e më shumë nga gratë. Të gjithë mund të mësojmë nga njëra-tjetra, kështu që unë do të inkurajoja shkollat ​​dhe universitetet lokale që t’u tregonin grave përfitimet e punës në industrinë e ndërtimit, duke organizuar të rinjtë të dëgjojnë përvojat e grave që kanë zgjedhur këtë rrugë karriere.

A ka ndikim Eurovia në karrierën tuaj?

Eurovia gjithmonë ka pasur një ndikim dhe mbështetje të fortë në procesin e përmbushjes së ëndrrave të mia – për të cilat jam shumë mirënjohëse! Nuk do të isha këtu ku jam sot po të mos ishin mundësitë e të mësuarit dhe mundësitë e përvojës së punës të ofruara nga Eurovia.

Për çfarë më së shumti bëheni krenarë?

Ajo që më bën krenar është fundi i një projekti për të cilin kam punuar shumë. Profesioni nuk është i lehtë kërkon përkushtim dhe fokusim por në të njejtën kohë ka edhe beneficionet e veta në vet faktin që përfundimi i një pune është e dukshme fizikisht dhe mund të shijohet. Realisht është vërtet bukur të shohësh projektet e tua në qytet.

A i rekomandoni gratë e tjera të ndjekin rrugën tuaj të karrierës?

Padyshim, mundësitë dhe përparimi i karrierës në ndërtim janë të pafundme dhe gjithmonë në zhvillim. Si në çdo karrierë, edhe në sektorin e ndërtimtarisë duhet të përqendroheni dhe të punoni shumë për të përfituar benefitet e shumta që kjo karrierë sjell.

Një karrierë në arkitekturë mund të jetë shumë e dobishme. Ekziston një game e gjerë e projekteve në të cilat mund të përfshiheni. Unë do t’i inkurajoja të gjitha gratë të fitojnë sa më shumë përvojë praktike në mënyrë që të mund të zbulojnë se ku përshtaten aftësitë dhe niveli i tyre i interesit.

Ku do të donit ta shihnit industrinë pas pesë vjetësh?

Ne jemi një forcë krijuese dhe duhet të nxisim ndryshime dhe inovacione në sektorin tonë. Pas pesë vjetësh, unë do të doja të shihja një arkitekt të përfshihet në të gjitha fazat e një projekti.

Industria duhet të fokusohet më së shumti tek klientët, të sjell inovacione dhe projekte të reja që do jenë në shërbim të shoqërisë, së paku ne si Eurovia ecim sipas këtij parrimi.

Sektori i ndërtimit është një sektor i mbizotëruar nga meshkujt. Si mund ta kapërcejmë këtë barrierë?

Ne kemi një problem të madh me tërheqjen dhe më pas angazhimin e grave në këtë industri, dhe kjo është pengesa jonë më e madhe. Nuk ka mjaft gra që përparojnë në rolet udhëheqëse sepse thjesht nuk ka mjaft gra të interesuara për të qëndruar në ndërtim. Arkitektura është një profesion krijues që kërkon vëmendje të madhe në detaje dhe njohuri në ndërtim.

Unë mendoj se gratë duhet të inkurajohen, veçanërisht që nga mosha e re, nëse janë të interesuara për dizajn dhe arkitekturë, atëherë ato duhet të mbështeten nga prindërit e tyre, vëllezërit e motrat dhe mësuesit e tyre.