Këto ditë keni patur mundësi të lexoni në shumicën e mediave lajmin rreth Shpalljes Publike që kompania EUROVIA ka fituar me vlerë 1.5 milion euro, nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Në parim, në këtë tekst nuk ka asgjë të pavërtetë.
Për informim më të hollësishëm, tju njoftojë që në marrëveshje është cituar se ‘’Organi kontraktues nuk ka asnjë detyrim të përmbushë vlerën nga paragrafi 1 i nenit 2 të Marrëveshjes’’ që kuptohet se vlera e Shpalljes Publike 1.5 milion euro do të shpenzohet për prokurimin në fjalë në bazë të sasisë së punëve të realizuara.

Lidhja ime me BDI-në, Donacioni i cili potencohet ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim dhe
vlera e donacionit nga Elmedin Ademi, është e pavërtetë, respektivisht EUROVIA me numër amë: 6630294 dhe numër tatimor:4028010513380 nuk ka të kryer asnji donacion ndaj Subjektit politik BDI!

Në bazë të procedurës, shpallja publike Përshtatja e brendshme dhe rregullimi i jashtëm i Sallës sportive ‘’Boris Trajkovski, në funksion të mbajtjes së Konferencës së Këshillit të Ministrave në kuadër të presidencës të RMV në OSBE në Dhjetor të vitit 2023 është konform me “Ligjin për prokurime publike” dhe ka vijuar me hapat e më poshtme:

  • 28.06.2023 – është bërë njoftimi i Shpalljes Publike për të konkururar;
  • 31.07.2023 – është bërë dorëzimi i dokumentacionit teknike dhe ofertës, nga 4 operator ekonomik.
  • 07.08.2023 – autoriteti kontraktues – MPJ shpall fitues kompaninë Eurovia (arsya e cmimit më të lirë);
  • 11.08.2023 – pas këtij vendimi, njëri nga operatorët ekonomik dorëzon Ankesë në Komisionin Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike;
  • 18.08.2023 -Komisioni Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike sjell vendim për ankesën si të pabazë;
    – Për shkak të procedurave të ankimimit dhe proceseve tjera, nënshkrimi i kontratës është bërë më 21.08.2023.

Mund të kuptoni shumë lehtë Procedura e participimit ka qenë në suaza të kornizave të Ligjit pët Prokurime publike, dhe në asnjë hap nuk ka pasur shkelje.
Gjithashtu potencoj: Si bartës i mbiemrit ADEMI dhe si familjar i afërt me ish funksionarin e BDI-së është joetike dhe nuk paraqet ndershmëri njerëzore të potencohet ky fakt për dikë që ka ndërruar jetë në lajme të tilla!

Gjithsesi, nuk inkurajoj kompaninë të tërhiqet nga ‘Furnizmet publike’ nisur nga fakti që në kompanitë që menaxhoj kam të punësuar mbi 250 persona dhe mbaj obligim moral dhe të detyrimshëm që të udhëheqi me kompanitë e grupacionit sipas rregullave dhe dispozitave ligjore, që të mos rrezikoj të ardhmen e askujt.

Te gjitha këto shpifje dhe disinformime të papergjegjsheme, jane bere me qellim denigrimin e Grupacionit Eurovia, dhe timin personalisht.

Lajmet e mësipërme kanë dëmtuar reputacionin e kompanisë dhe për këtë arsye kërkojmë që menjëherë të drejtohen të gjithë mediat me falje publike dhe të tërheqin lajmet e faktet e rrejshme!

Është e rëndësishme që të gjithë mbajmë llogari për informacionin që ndajmë dhe konsumojmë andaj mos harroni që faktet dhe të vërtetat janë thelbësore për një shoqëri të informuar dhe të ndërgjegjshme.
Le të promovojmë standardet e larta të gazetarisë dhe të kundërshtojmë publikimet e pasakta.

Ky reagim vjen i detyruar nga fushata 1-vjeçare e shpifjeve dhe hedhjes baltë në drejtim të subjektit Eurovia.  Sa më lart shpjeguam për qartësimin e opinionit publik, janë të vërteta të pamohueshme.

Nuk kam asnjë synim të hyj në debat me shpifësit dhe shtytësit e kësaj fushate denigruese.

Shpresoj që ky reagim të jetë dhe një shembull për mbrojtjen në të ardhmen të të gjitha bizneseve shqiptare nga konkurrenca e padrejtë, me të cilën jo rrallë përballen fasonët shqiptarë në proceset e konkurrimit publik.

Elmedin Ademi – Drejtor Gjeneral.