Për të mësuar më detajisht detyrat e tij të përditshme dhe eksperiencën në Eurovia do të bisedojmë me të, të na flas vetë se si është të jesh pjesë e kompanisë më të madhe të ndërtimit në vend.

Muhamed Islami është pjesë e ekipit të Eurovia-s gati  9 vite, është përgjegjës për organizimin e punëve në teren. Ndryshe njohur si udheheqes i kantierit është përgjegjës për të siguruar që vendet e ndërtimit të jenë në kohë me detyrat ,të sigurta dhe efikase. Ai krijon dhe mirëmban planin e punës, cakton vende pune për punëtorët e ndërtimit dhe siguron që materialet të furnizohen për secilën detyrë. Me përvojën e tij dhe dëshirën e madhe për ndërtimtarinë realizimi i projekteve tona është gjithmonë në kohë dhe i përpiktë.

1. Si ishin fillimet tuaja në Eurovia dhe si arritët deri në këtë pozitë, udhëheqes i kantierit?

Fillimet e mia në Eurovia i fillova me eksperiencë të mëparshme mirëpo eksperiencën më të mirë të jetës sime e kam marr nga Eurovia. Normalisht nuk kam filluar me këtët pozitë punë deri këtu, udhëheqës i kantierit, kam arritur me punë dhe me dëshirë të madhe kundrejt ndërtimtarisë dhe industrisë në të cilën operoj. Me  përkushtimin e plotë të përditshëm, me mbikqyrjen se si delegohen punët nga udhëheqësit paraprak dhe me dëshirën e madhe udhëheqësit e mij vendosën se jam i gatshëm dhe i përgjegjshëm për të udhëhequr një kantier. Fillimet kanë qenë më të vështira ekipi ka qenë më i vogël dhe nuk ka zotëruar eksperiencën që kemi tani, por edhe projektet tona kan qenë më të lokalizuara. Më pas me zhvillimin e industrisë u rrit nevoja edhe për ekipe më të mëdha, ekipe të ndara në më shumë kantiera. Prandaj erdh nevoja që çdo kantier të ketë një udhëheqës dhe ekipin e tij. 

2. Me 9 vite eksperiencë tek Eurovia, jeni rritur edhe Ju bashk me të. Na tregoni pak më tepër me çfarë vështirësishë jeni përballur në fillim dhe si ndryshojnë ato tani që jeni rritur si industri?

Për Eurovia-n siguria në kantieret e ndërtimit, organizimi i detyrave dhe mbi të gjitha kushtet e punëtorëve dhe siguria e tyre kan qenë prioritet që në fillimet e saja dhe vazhdon me të njejtin avaz. Mund të them dallimi atëher nga tani është se ekipi është profesionalizuar, pasi që me ndryshimin e projekteve dhe me rritjen e kompleksivitetit të tyre edhe njohuritë dhe aftësitë tona u rritën gjithashtu edhe efikasiteti jonë. Automatikisht edhe eksperienca dhe njohuritë tona janë rritur bashk me Eurovia-n, tani kemi eksperiencën e duhur t’i bëjmë ballë çdo projekti pa marr parasysh madhësinë. Ndryshe nga fillimet edhe industria ka përkrahje më të sofistikuar që na mundëson përkrahje të mëdha që punët t’i kryejmë në mënyrë sa më precize dhe me kualitet sa më të lartë. Dmth ashtu siç ka ndryshuar Eurovia gjatë kësaj dekade ndyshe thënë siç është rritur Eurovia në dekadën e fundit, më gojën plot mund të them se edhe aftësitë tona si punëtorë të Eurovias kanë ndryshuar dhe janë profesionalizuar për të kryer punët tona në kantiere.

Ne kemi evolvuar bashk me industrinë tonë, brenda këtyre 10 viteve kemi pasur trajnime të përshtatshme për çdo punëtor dhe për çdo pozitë pune varësisht nga obligimet që kemi. Trajnimet nuk kanë munguar, organizohen 2-3 herë në vjet dhe do vazhdojnë edhe më tej. Jemi të njohur me standardet evropiane, botërore të realizimit të punës, ndjekim rrjedhën e ndryshimeve dhe avancimeve të sigurisë në punë.

3. Çfarë këshille do i jepnit një të riu që dëshiron të bëhet pjesë e industrisë së ndërtimit, më sakt pjesë e Eurovia-s?

Industria e ndërtimit është industri shumë sfiduese, është industri që kërkon punë dhe fuqi fizike por në të njejtën kohë kërkon edhe aftësi intelektuale dhe inteligjencë të lartë që të mund të menaxhohet puna në teren. Puna nuk është e lehtë kërkon përkushtim dhe fokusim por në të njejtën kohë ka edhe beneficionet e veta. Në vet faktin që përfundimi i një pune është e dukshme fizikisht dhe mund të shijohet. Edhe pse nga të rinjtë sot nuk është një profesion i cili zgjidhet shumë, ndoshta me planin dhe dëshirën e ambicieve por herë pas herë paraqitet si një profesion i realizueshëm. Kur depërton personi në punë rritet përkushtimi dhe vlerësimi i vetë punës dhe profesionit. Pasi që realisht përjetohet sfida e terenit, dinamika e punës, madhështia  e punës që realizohet.

Eurovia kryesisht mundohet që të ketë ekip i cili njëherë do të jetë bashkëpunues, ta respektojë punën në ekip, persona të fokusuar, persona të cilët janë të përkushtuar në punë dhe persona që janë të gatshëm që të adaptohen dhe të modifikohen sipas nevojave të industrisë.

4. Si duket një ditë pune tipike si udhëheqës i kantierit dhe çfarë Ju pëlqen më shumë nga puna juaj?

Që nga mbledhja e parë e ditës me ekipën, gjithmonë fokusi i parë ështësi si do jetë dinamika e punës dhe në cilën fazë të ndërtimit jemi, mundohemi të organizojmë ditën dhe të shqyrtojmë materialet dhe resurset që na duhen për atë ditë. Jemi gjithmonë në “luftë” me kohën pasi që dinamika kërkon që efikasiteti jonë të jetë i plotë. Ndonjëherr përballemi me sfida të ndryshme por me ekipin e duhur dhe përkrahjen që ne kemi nga njëri tjetri dhe bordi menaxhues çdo sfidë e kalojmë lehtë. Ajo që realisht më pëlqen nga puna është përfundimi me sukses i procesit që është paraparë për atë ditë.