Pasi u shpall pandemia nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), lajmet ndikuan tek ne të gjithë në një mënyrë ose në tjetrën. Është shumë e

Pasi u shpall pandemia nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), lajmet ndikuan tek ne të gjithë në një mënyrë ose në tjetrën. Është shumë e rëndësishme në këto periudha të vështira të dini se çfarë të konsumoni ose cilat vitamina të merni për të forcuar sistemin tuaj imunitar.

Është e rëndësishme të dini se higjena e mirë, larja e duarve është mënyra më e mirë për të shmangur infeksionin. Gjatë kësaj kohe është e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të shmangni ftohjet sezonale dhe gripin. Praktikat e mira shëndetësore dhe shprehitë e higjenës mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit.

Edhe pse mbrojtja e plotë nuk mund të garantohet, ne kemi disa sugjerime që mund të forcojnë imunitetin dhe t’ju mbrojnë nga viruset:

Vitamina C është një vitaminë jashtëzakonisht e nevojshme për trupin. Ajo luan rol të rëndësishëm në sisteme dhe procese të ndryshme në trup. Acidi askorbik – emri shkencor i vitaminës C – është dëshmuar se i forcon një sërë mekanizmash të imunitetit në trup. P.sh., qelizat e bardha të gjakut janë komponent i rëndësishëm i sistemit të imunitetit. Ju keni lloje të ndryshme të qelizave të bardha të gjakut – e secila prej tyre ndihmon në luftimin e viruseve dhe baktereve në mënyra të ndryshme. Vitamina C e ndihmon prodhimin dhe funksionin e shumicës së këtyre qelizave të bardha të gjakut dhe rrjedhimisht i lufton viruset dhe sëmundjet e ndryshme. Kjo vitaminë më së miri është të merret përmes ushqimit, por në periudhën e viruseve dhe sëmundjeve rekomandohet që të merret si suplement shtesë. Disa ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C janë: portokalli, limoni, kivi, grejpfruti, etj.

Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm që merr pjesë në shumë procese në trup. Ashtu si mineralet e tjera, zinku duhet të konsumohet rregullisht ose si suplement. Ndihmon trupin që të funksionojë siç duhet dhe të luftojë me lehtësi sëmundjet. Zinku gjendet më së shpeshti tek mishi i kuq, peshku dhe ushqimet e detit, arrat, kungulli dhe farat e lulediellit dhe vezët. Frutat dhe perimet përmbajnë sasi minimale të zinkut. Shumica e tyre kanë zink në dardha, arra, qershi, fasule dhe bizele.

Probiotikët janë baktere të gjalla, që janë të dobishme për shëndetin tuaj, veçanërisht për sistemin tuaj të tretjes. Probiotikët shpesh quhen baktere “të mira” ose “të dobishme”, sepse ndihmojnë në mbajtjen e shëndetit të plotë në organizëm. Shumë prej mikroorganizmave në produktet probiotike, janë të njëjta ose të ngjashme me mikroorganizmat që natyrisht jetojnë në trupin tonë. Ushqimet që ofrojnë probiotikë janë: kosi, lakra turshi, djathi i njomë etj.

Pini sa më shumë lëngje!
Sigurohuni që të merrni shumë lëngje. Jo e gjithë sasia e lëngjeve që konsumoni duhet të jetë patjetër ujë; lëngjet e frutave, pijet sportive dhe supërat me bazë perimesh gjithashtu janë tepër të vlefshme. Ato mbajnë sistemin tuaj të frymëmarrjes të hidratuar dhe ndihmojnë në hollimin e sekrecioneve.