Gjatë këtyre ditëve gjithnjë e më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia. Pas përhapjes së Covid-19, kompanitë në mbarë globin kanë gjetur një zgjidhje për të punuar në distancë. Disa punonjës do të

Gjatë këtyre ditëve gjithnjë e më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia. Pas përhapjes së Covid-19, kompanitë në mbarë globin kanë gjetur një zgjidhje për të punuar në distancë. Disa punonjës do të punojnë nga shtëpia për herë të parë, që do të thotë të kuptoni se si të qëndroni në detyrë në një mjedis të ri që mund të mos i huazohet produktivitetit. 

Por ka mënyra për të dhënë rezultate dhe për të shmangur ‘ tronditjen’, nga vendosja e një hapësire të mirë pune në mënyrën se si të bisedoni me ekipin tuaj. Të jesh efikas duke punuar nga shtëpia mund të jetë sfiduese. Ka shumë shpërqendrime, dhe pak komunikim për punën që po bën. Por kjo nuk do të thotë që është e pamundur. Ka shumë mënyra për të punuar në mënyrë produktive nga cilido lokacion.

  1. Mbaj orë pune të rregullta
    Ky është hapi i parë për produktivitet ndërkohë që je duke punuar nga shtëpia. Është shumë tunduese t’i japësh vetes fleksibilitet të plotë në fillimet e tua, të bësh pushime kur të duash, dhe të mbarosh punë kur të duash. Por je duke dëmtuar veten nëse nuk je konsistent. Kur i jep vetes orë të caktuara pune, je i përgjegjshëm ndaj vetes dhe punëdhënësit tënd. Rrit gjasat që t’i kryesh të gjitha detyrat e tua, dhe kolegët do e kenë më të lehtë të të kontaktojnë nëse e dinë kur do jesh në dispozicion.
  2. Mbaj kohën e punës dhe kohën personale ndaras
    Aq sa është e rëndësishme të punosh atëherë kur thua se do punosh, po aq rëndësi kanë edhe pushimet që do bësh. Mos e zgjat ditën e punës më shumë se sa e ke planifikuar, në mënyrë që të mos tejkalosh fuqitë e tua. Ndarja e kohës së punës dhe kohës personale të ndihmon të jesh produktiv ndërkohë që je në punë, dhe redukton stres kur nuk je duke punuar. Në mënyrën e njejtë që skedulon orët e tua të punës, skedulo, komuniko, dhe planifiko kur nuk do jesh në dispozicion për të punuar.
  3. Planifiko rrjedhën e punës
    Një mënyrë e sigurt për ta mbajtur produktivitetin sa më lart është planifikimi i duhur i ditës suaj të punës. Para se të filloni të punoni, sigurohuni që keni përcaktuar detyrat e ditës, sa kohë mendoni që do ju marrë që të kryeni gjithçka, dhe me çfarë do merreni nëse keni kohë shtesë.
    Gjatë planifikimit, kini parasysh këto:
    • Kryeni fillimisht detyrat me prioritet të lartë
    • Planifiko detyrat duke patur parasysh ciklin tënd natyral – bëj detyrat më të vështira kur ke më shumë energji përgjatë ditës
    • Planifiko shpërblime dhe pushime përgjatë ditës
  4. Krijo një zyrë në shtëpi
    Mund të jetë tunduese të punosh nga divani, apo madje edhe nga shtrati, por kjo nuk është aspak produktive. Mundohu të punosh në dhomën e njejtë çdo ditë, me një tavolinë dhe karrige, për t’i thënë trurit që ka ardhur koha për punë. Kështu do jesh më konfident, më i kthjellët, dhe më i organizuar.
  5. Nuk lejohen shokët/shoqet e shtëpisë
    Të jesh efikas duke punuar nga shtëpia ka të bëjë me kufizime, siç kemi thënë më lart. Kjo do të thotë që në “zyrën” tënde nuk lejohen fëmijët, kafshët shtëpiake, partnrët, apo shokët/shoqet e shtëpisë. Kërkoji mos të të shqetësojnë ndërkohë që po punon, në mënyrë që të jesh i fokusuar.
  6. Inspirohu
    Një avantazh shumë i mirë i punës nga shtëpia është se nuk shpërqendron dot kolegët dhe nuk të shpërqendrojnë. Luaj këngët e tua të preferuara me aq volum sa do, nëse të ndihmon me produktivitet. Ose provo të dëgjosh kolona zanore me zhurma të natyrës, muzikë instrumentale, apo thjesht hap dritaren që të dëgjosh zhurmat e jashtme.

Nëse mund t’i zotëroni këto këshilla, do jeni profesionist në punën nga shtëpia. Ndoshta do jeni akoma më produktiv se sa në zyrë.