Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.

Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.

Lëngu i mollës është një nga lëngjet më të njohura dhe gjerësisht i disponueshëm për shkak të përfitimeve mbresëlënëse shëndetësore dhe vlerave ushqyese të shumta.
Mësoni më poshtë disa nga vlerat ushqyese dhe shëruese të lëngut të mollës:

Molla ka vlera ushqyese dhe është një aleat i fortë i shëndetit. Ajo përmbanë: ujë, proteina, shumë pak yndyrna, sheqer i disa llojeve si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale si potasi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1, B2, A.
Përfitimet e shkëlqyera shëndetësore të lëngut të mollës përfshijnë përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe tretjes, parandalimin e kancerit, detoksifikimin e trupit, rritjen e imunitetit, metabolizmin e forcuar, humbjen e peshës dhe përmirësimin e frymëmarrjes.

Lëngu i mollës ndihmon në parandalimin e kancerit. Komponimet polifenolike, procyanidines dhe kuercetin të pranishëm në lëngun e mollës janë antioksidantë jashtëzakonisht të fuqishëm që mund t’i ndihmojnë trupit t’i luftojë efektet e radikalëve të lirë. Duke eliminuar stresin oksidativ, lëngu i mollës është treguar në studime të shumta se ndihmon për të ulur rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, gjirit dhe lëkurës.


Lëngu i mollës kuron edhe gurët në veshka dhe bën mirë për tretjen e ushqimit, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Pektina, e cila gjendet tek molla, ka aftësinë të transformohet në një shtresëz mbrojtëse për muret e stomakut, të cilat në rastet e diarresë janë të irrituara.

Ndihmon në dieta. Lëngu i mollës ka pak kalori dhe si i tillë është i përshtatshëm të përdoret nga personat që duan të bien në peshë. Krijon ndjesinë e ngopjes dhe rregullon florën intestinale, falë sasisë së madhe të fibrave.
Për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, lëngu i mollës ndikon pozitivisht në kurimin e kollës së butë.

Veç tjerash, lëngun e mollës mund ta përdorni edhe nëse keni probleme me gjumin, pasi lufton pagjumësinë. Ky lëng redukton edhe stresin oksidativ dhe ndihmon për të pasur një kujtesë më të mirë. Lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke rritur kapacatitetin e memories.

Lëngu i një molle të freskët, i bashkuar me atë të limonit, tonifikon lëkurën, ndihmon në shtrirjen e lëkurës, duke minimizuar rrudhat.

Përmbajtja e elementëve ushqyes
Lëngu i mollës përmban një sërë ushqyesish mineralë, si boroni, i cili bën mirë për shëndetin e kockave. Lëngu i mollës ka përqendrim të madh edhe të fenoleve natyralë dhe procianidine. Ashtu si të gjithë lëngjet e frutave, lëngu i mollës përmban sasi sheqeri të barabartë me frutin e mollës në gjendje të papërpunuar.