EUROVIA GROUP ORGANIZUAN AKSION PËR MBJELLJEN E PEMËVE.

Me rastin e 5 qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit, Eurovia Group dhuron fidanë dhe organizuan mbjelljen e pemëve. Ky aksion është realizuar në shkollën fillore “Pashko Vasa” në fshatin Dëbërc. Me të njejtin aktivitet nesër do vazhdohet edhe në shkollën fillore në fshatin Grupçin.
Qëllimi i këtij aksioni është të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, për tu kujdesur sa më tepër për mjedisin ku jetojmë, për të kontribuar për një mjedis të shëndetshëm dhe më të pastër.