Kompania jonë Eurovia ka pasur kënaqësinë të mirëpresë Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij në projektin e ndërtimit të kanalit periferik në Haraçinë. Ky projekt ka për qëllim parandalimin e vërshimeve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e katër komunave: Haraçinë, Gazi Babë, Ilinden dhe Petrovec.
Projekti përfshin ndërtimin dhe rregullimin e kanalit periferik me një gjatësi totale prej 27 kilometrash, me mbështetje financiare prej 64 milionë denarësh nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Aktualisht, është duke u realizuar rregullimi i një pjese të kanalit, me synimin që projekti të përfundojë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Z. Mexhiti gjatë vizitës së tij theksoi rëndësinë e madhe të këtij projekti për mbrojtjen e vendbanimeve dhe tokave bujqësore nga vërshimet, si dhe për përmirësimin e rrjedhjes së ujërave atmosferike në komunën e Haraçinës dhe më gjerë. Eurovia është krenare që është pjesë e këtij projekti të rëndësishëm që kontribuon në mirëqenien e banorëve të rajonit.