Nëse jeni adhurues të kafesë, këto fakte interesante do ta bëjnë pije tuaj të preferuar edhe më të këndëshme. Për shumicën nga ne, kafeja është

Nëse jeni adhurues të kafesë, këto fakte interesante do ta bëjnë pije tuaj të preferuar edhe më të këndëshme. Për shumicën nga ne, kafeja është arsyeja e preferuar për t’u zgjuar nga gjumi në mëngjes.
Dita jonë nuk mund të fillojë zyrtarisht derisa nuk kemi pirë kafenë e parë. Kafeja është një industri e madhe në të cilën kontribuojnë njerëzit në mbarë botën.

Çfarë ka të bëjë me këtë pije që na bën energjik dhe të përballemi me ditën? A është vetëm kafeina apo ka veti të tjera që e bëjnë këtë pije unike?

Espresso, Cappuccino, Decaf. Cila do qoftë shija juaj e preferuar, askush nuk mund t’i rezistojë ditës pa këtë pije magjike.

Kafeja ka një histori të gjerë dhe të gjallë. Më poshtë kemi numëruar 17 fakte interesante në lidhje me kafenë që ndoshta nuk i keni ditur:

  1. Kafeja ekziston që 11 shekuj.
  2. Tek të rinjtë kafeja qëndron në gjak 10 herë më gjatë se sa tek një i rritur. Prandaj femrat shtatzëna konsumojnë një sasi të moderuar të kafesë në ditë.
  3. Popullata e Finlandës pi më shumë kafe në botë.
  4. Kafeja është malli i dytë më i shitur në botë.
  5. Kafeja u zbulua nga një bari dhishë.
  6. Shumica e kafesë prodhohet në Brazil. Brazili prodhon 40% të kafesë në botë.
  7. Studimet kanë treguar që pirja e kafesë mund të ul rrezikun e depresion. Një studim i bërë nga Harvard zbuloi se gratë që pinin 4 ose më shumë filxhanë kafe në ditë kishin 20% rrezik më të ulët të depresionit.
  8. Studimet kanë treguar se konsumimi i kafesë redukton rrezikun e sëmundjes së Alzheimer-it, Parkinsonit, sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2.
  9. 1/3 e ujit të rubinetit në Amerikën e Veriut përdoret për të krijuar kafe.
  10. Uji është pija e vetme më e njohur se kafeja.
  11. Adhuruesit e vërtetë të kafesë konsumojnë 3 gota kafe në ditë.
  12. Duhen 100 kokra kafeje për të bërë 1 filxhan kafe.
  13. Duhen 3-4 vjet që një pemë kafeje të piqet.
  14. 2 miliard gota kafe konsumohen çdo ditë në të gjithë botën.
  15. 1 filxhan kafe përmban mesatarisht 100 mg kafeinë.
  16. 65% e kafesë konsumohet gjatë mëngjesit.
  17. Industria e kafesë ka punësuar 25 milionë njerëz në botë.