Dita Ndërkombëtare e Kafesë është një rast që përdoret për të promovuar dhe për të festuar shijen e kafes. Data e parë zyrtare ishte 1 tetor 2015, siç u pajtua nga Organizata Ndërkombëtare e Kafesë dhe filloi në Milano. Kjo ditë përdoret gjithashtu për të promovuar kafenë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e vështirë të prodhuesve të kafesë.
Pimë kafe në mëngjes; kafe për të biseduar me miqtë; bashkëpunëtorët e biznesit dhe me të dashurit tanë.
Pavarësisht nëse favorizoni ekspresin, amerikanon, latte apo kapuço; të ftohtë apo dekaf- Dita e Kafesë është dita për të shijuar dhe vlerësuar pijen tuaj të preferuar.
Një studim i fundit tregon që nëse pini një kafe para orarit të punës do t’ju ndihmoj të fokusoheni dhe të ndiheni më mirë. Ky studim është bërë me njerëz të cilët pijnë rregullisht kafe.
Duket që tek këta njerëz kafeja ka efekte pozitive i bën të ndihen më energjik, duke i bërë më të fokusuar në mendimet dhe detyrat e përditshme.
Njerëzit kanë pirë këtë pije të mrekullueshme që nga shekulli i 9-të. Më poshtë keni disa fakte interesante për kafen:
- Kafeja është malli i dytë më i tregëtuar në botë
- Evropa konsumon më shumë kafe sesa Amerika
- Finlanda është vendi më i kafeinizuar në botë
- Kokrrat e kafesë vijnë në tre ngjyra: të kuqe, të verdhë ose jeshile – përpara se të piqen
- Brazili është prodhuesi më i madh i kafesë në botë, i ndjekur nga Vietnami
- Të pijsh tre ose katër filxhanë kafe në ditë ndihmon në zgjatjen e jetës, zvogëlon sëmundjet e zemrës, ndihmon diabetikët e tipit 2 dhe sëmundjen e Parkinson-it.