Të jesh i suksesshëm shpesh do të thotë të mësosh nga ata që kanë arritur tashmë qëllimet e tyre. Për një sipërmarrës, të ketë një mentor është bekim në vete por jo të gjithë mund ta përballojnë një të tillë.
Nëse nuk keni gjetur ende mentor personal të biznesit tuaj, më poshtë kemi renditur 20 këshilla për t’ju ndihmuar të jeni sa më të suksesshëm në profesionin që aspironi të shkëlqeni.
1. Sfidoni veten
Richard Branson thotë se motivimi i tij më i madh është të vazhdojë të sfidojë veten. Ai e trajton jetën si një arsim të gjatë universitar, ku çdo ditë e re është një ligjeratë në vete.
2. Punoni në profesionin që adhuroni
Nuk ka dyshim se drejtimi i një biznesi kërkon shumë kohë. Steve Jobs vuri në dukje se mënyra e vetme për të qenë të lumtur në jetë është të punoni në profesionin që adhuroni.
3. Mos u frikësoni nga dështimet
Kurrë mos u pendoni për atë që keni bërë, për guximin që keni treguar në çdo veprim për të arritur qëllimin ose ëndrrën tuaj. Pendimi i asaj që bëtë për faktin se gjërat nuk shkuan siç keni shpresuar është absurditet dhe humbje e energjisë dhe kohëss. Jeff Bezos: “Mos u pendoni për dështimet, por pendohuni që nuk u përpoqët më shumë.”
4. Besoni në veten tuaj
Siç tha Henry Ford: “Pavarësisht nëse mendoni se mundeni, ose mendoni se nuk mundeni, keni të drejtë.” Besoni se mund të keni sukses dhe do të gjeni mënyra përmes pengesave të ndryshme që t’ja arrini qëllimit, në të kundërtën do të gjeni justifikime.
5. Krijoni një vizion
Themeluesi dhe CEO i Tumblr, David Karp, vë në dukje se një sipërmarrës është dikush që ka një vizion për diçka dhe dëshirë për ta krijuar atë. Mbani të qartë vizionin tuaj në çdo kohë.
6. Rrethoni veten me njerëz të duhur
Keni dëgjuar ndonjëherë thënien: “Ju jeni mesatarja e 5 njerëzve që ju kaloni kohë me ta”. Reid Hoffman, bashkëthemelues i LinkedIn, vuri në dukje se mënyra më e shpejtë për të ndryshuar veten është të shoqëroheni me njerëz që janë tashmë ashtu siç ju dëshironi të bëheni.
7. Përballuni me frikën tuaj
Tejkalimi i frikës nuk është e lehtë, por duhet bërë. Arianna Huffington dikur tha që guximi është si një muskul – sa më shumë ta ushtroni, aq më i fortë bëhet.
8. Mos u mendoni gjatë, veproni
Bota është përplot me ide të shkëlqyera, por suksesi vjen vetëm përmes veprimit. Walt Disney dikur tha se mënyra më e lehtë për të filluar është që të pushoni së foluri dhe të filloni me punë. Kjo vlen edhe për suksesin tuaj.
9. Jini këmbëngulës
Askush nuk ia del mbanë menjëherë, të gjithë dikur ishin fillestarë. Siç vërejti me mençuri Steve Jobs, “Nëse shikoni nga afër, shumicës së sukseseve ju deshën kohë të arinin atje ku janë sot “. Mos kini frikë të investoni kohë në kompaninë tuaj.
10. Menaxhoni energjinë, jo kohën
Energjia juaj kufizon ato që mund të bëni me kohën tuaj, kështu që menaxhoni me mençuri.
11. Fokusohu në fitore
Njerëzit e suksesshëm janë të vendosur gjithmonë për të fituar, ata nuk e mendojnë dështimin. Çdo sipërmarrje, çdo vendim, çdo veprim që merrni gjithmonë ka potencial për dy gjëra; një fitore ose një humbje. Të dyja do të ndodhin. Është vetëm se si luhet loja. Por sapo të fuqizoni dështimet tuaja, do të filloni ngadalë t’i shihni ato si fitore të vogla.
12. Punësoni karaktere të forta
Ndërsa ndërtoni ekipin tuaj, punësoni persona me karakter dhe vlera. Gjithmonë mund të stërvitni dikë në aftësi, por nuk mund t’i bëni vlerat e dikujt që t’i përshtaten kompanisë tuaj.
13. Punoni çdo ditë
Pa marrë parasysh se çfarë dite është; nëse ajo është ditë pushimi ose ditëlindja e juaj, gjithmonë punoni për qëllimet tuaja, sepse njerëzit e suksesshëm janë gjithmonë duke bërë diçka, dhe kështu duhet të bëni edhe ju.
14. Njihni qëllimet tuaja
Ryan Allis, bashkëthemelues i iContact, theksoi se të kesh suksesin në mendje çdo ditë siguron që ju po punon për të. Vendosni synime dhe punoni për to çdo ditë.
15. Mësoni nga gabimet
Shumë sipërmarrës tregojnë se gabimet janë mësuesi i tyre më i mirë. Kur mësoni nga gabimet tuaja, ju afroheni drejt suksesit – edhe pse fillimisht keni dështuar.
16. Njihni klientët tuaj
Dave Thomas, themeluesi i Wendy’s, tek një nga tre çelësat e tij të suksesit përfshiu edhe njohjen e klientit. Njihni ata që po shërbeni më mirë se kushdo tjetër, dhe do të jeni në gjendje të ofroni zgjidhjet që atyre ju nevojiten.
17. Pranoni kritika
Bill Gates dikur tha që klientët tuaj më të pakënaqur janë burimi juaj më i madh i mësimit. Lërini klientët e pakënaqur t’ju mësojnë se ku janë mangësitë në shërbimin tuaj.
18. Kërkoni kontributin e klientëve
Supozimi i asaj se çfarë klientët duan ose kanë nevojë nuk do t’ju çojë kurrë në sukses. Ju duhet t’i pyesni ata drejtpërdrejt, dhe pastaj t’i dëgjoni me kujdes ato që thonë.
19. Kuptoni industrinë tuaj
Toni Hsieh, themeluesi i Zappos, dikur tha, “Mos luani lojëra që nuk i kuptoni, edhe nëse shihni shumë njerëz të tjerë që fitojnë para prej tyre”. Të kuptosh vërtet industrinë tënde është thelbësore për të pasur sukses.
20. Ofroni më shumë sesa pritet
Larry Page inkurajon sipërmarrësit të ofrojnë më shumë nga çfarë klientët presin. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të dominuar në industrinë tuaj dhe për të ndërtuar një ndjenjë besnikërije.
Të jesh një sipërmarrës i suksesshëm kërkon shumë punë, shumë vizion dhe shumë këmbëngulje. Shpresojmë se këto 20 këshilla, nga sipërmarrësit që kanë gjetur tashmë sukses, do t’ju ndihmojnë të lundroni rrugën më lehtë.