Shkëputja nga jeta sociale dhe stili i zakonshëm i jetesës kërkon gjithnjë e më shumë forma të reja argëtimi alternative. Qëndrimi në shtëpi gjatë gjithë kohës mund të

Shkëputja nga jeta sociale dhe stili i zakonshëm i jetesës kërkon gjithnjë e më shumë forma të reja argëtimi alternative. Qëndrimi në shtëpi gjatë gjithë kohës mund të duket relaksues përgjatë një fundjave por nëse kjo periudhë zgjatet më shumë, qëndrimi në shtëpi mund të bëhet stresues. Në ditët kur masa parandaluese për shpërndarjen e koronavirusit obligon të gjithë që të rrinë në shtëpi dhe të evitojnë sa më shumë daljet, ne ju rekomandojmë si ti bëni këto ditë karantimi sa më argëtuese. Më poshtë ju rendisim disa aktivitete argëtuese të cilat mund t’i realizoni gjatë kohës që ndodheni brenda katër mureve të shtëpisë.

  1. Lexoni një libër. Duket si një aktivitet klishe, por që në të vërtetë nuk e praktikojmë përditë në kushte të zakonshme. Gjatë kësaj periudhe që duhet të jeni të izoluar në shtëpi, leximi i sa më shumë librave do ju bëjë të ndjeheni më mirë dhe më produktivë.
  2. Plotësoni një puzzle: Sa më shumë copa, aq më mirë! Ndiheni më të zhdërvjellët? Merrni një Kub të Rubikut. Një person me më shumë se një fjalë për të thënë? Fjalëkryq!
  3. Gatuani. Jo për të gjithë gatimi është pika e fortë, ndaj mund të blini një libër që mund t’ju ndihmojë me përgatitjen e recetave të ndryshme ose mund t’i gjeni ato lehtësisht në internet. Në këtë mënyrë do të kultivoni pasionin e gatimit si dhe do të ndjeheni krenar përpara familjarëve.
  4. Shikoni filma apo seriale. Për të gjithë ata që thjesht duan të relaksohen dhe nuk duan të merren me gjëra të reja, qëndrimi përpara televizorit për të parë filma, seriale apo dokumentarë është zgjedhja perfekte.
  5. Meditoni dhe bëni aktivitete fizike. Të merreni pak me mendjen dhe trupin tuaj nuk është asnjëherë e tepërt.
  6. Mësoni diçka të re. Mund të merrni në konsideratë mësimin e një gjuhe të re përmes platformave online. Jo vetëm ju por së bashku me familjarët tuaj, ky mund të jetë një aktivitet sa i bukur aq edhe frytdhënës.
  7. Filloni një ditar ose blog. Sigurisht, mund të bëhet fjalë për koronavirusin, por mund të jetë gjithashtu për një interes specifik nga make-up deri te kuzhina, zgjedhje është e juaja.
  8. Kaloni kohë me fëmijët tuaj. Përpiqeni të shijojnë më shumë kohë të lirë se zakonisht, të argëtoheni së bashku. Argëtoni fëmijët tuaj duke luajtur lojërat e tyre të preferuara, gatuani së bashku biskotat e preferuara, vallëzoni por mos anashkaloni edhe mësimet.
  9. Riorganizoni gardërobën. Zgjidhja e nëntë, shkon për të gjitha vajzat dhe gratë që e kanë lënë pas dore garderobën e tyre. Gjatë kësaj kohe që do jeni në shtëpi mund të organizoni veshjet tuaja duke i seleksionuar ato që ju duhen nga ato që nuk ju hyjnë më në punë.
  10.  Mbillni lule. Jemi në mars dhe është koha t’ja filloni nga punët e kopshtit. Për të gjithë ata që pëlqejnë lulet, le të fillojnë mbjelljen e tyre.