Një pamje e re që pasqyron planet tona të së ardhmes

Ne jemi të ngazëllyer të njoftojmë se kemi rifreskuar markën tonë për t’i pasqyruar më mirë ato.

Në vitin 2020, ne filluam një ristrukturim gjithëpërfshirës të Adel Holding DOO dhe të gjitha kompanive të tjera nga Grupi. Ndryshimet përfshinin riorganizimin e strukturës së menaxhimit të kompanisë, operacioneve, marketingut dhe strategjisë së zhvillimit.

Si përfundim i ristrukturimit të nisur në vitin 2020, ne kemi vendosur që nga 28 gushti 2020 të ndryshojmë emrin e kompanisë mëmë nga Adel Holding DOO në Eurovia Holding – duke uruar dhjetëvjetorin e Eurovia-s.

Ju prezantojmë logon tonë të re:

Dhe kompania jonë e distribuimit ENEA DOO është riemërtuar si EUROVIA DMD.

Ju prezantojmë logon tonë të re:


PSE?

Arsyeja kryesore e këtij vendimi ishte krijimi i vazhdimësisë me emrat e filialeve të cilat në të gjitha rastet lidhen me emrin “Eurovia”, emër i njohur në tregun tonë. Gjithashtu, përmes këtij ndryshimi ne duam të forcojmë identitetin tonë si Grup dhe të krijojmë një diferencim të qartë në treg.

Ne vazhdojmë të mbetemi i njëjti Grup. Me të njëjtat aktivitete, të njëjtët njerëz, që ndajnë të njëjtat parime dhe vlera, por me një emër të ri që na bashkon dhe na identifikon qartë në treg.