SOT, KRYQI I KUQ I TETOVËS,ME NDIHMËN E EKIPEVE EKSPERTË TË QENDRËS PËR MJEKËSI TË TRANSFUZIONIT TETOVË, SI DHE PUNONJËSIT E EUROVIA ORGANIZUAN AKSION PËR DHURIMIN E GJAKUT.


Objektivi / Qëllimi i aktivitetit
Rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe ndihmën e komunitetit lokal.

Përshkrimi
Dhurimi i gjakut është një veprim shumë i rëndësishëm për të ndihmuar në përmirësimin e shoqërisë lokale, të gjithë kemi gjak dhe e krijojmë atë çdo ditë pa bërë asgjë, megjithatë është një burim shumë i rëndësishëm për spitalet dhe objektet e tjera të ngjashme, pasi është i nevojshëm për transfuzione dhe krijim produkte të tjera derivate të gjakut që ndihmojnë miliona njerëz.

Rezultati i aktivitetit
Motoja jonë është “çdo pikë ka rëndësi”. Aksioni i sotëm mund të konsiderohet i suksesshëm, sepse gjatë disa orëve të qëndrimit të ekipit në zyrat e Eurovia, shumica e punonjësve dhuruan gjak.
EUROVIA falënderon të gjithë të punësuarit që ju përgjigjen pozitivisht aksionit humanitar ku shprehën humanitetin dhe solidaritetin e tyre përmes dhurimit të gjakut.