EUROVIA FILLOI PUNËN ME NDËRTIMIN E PISHINËS SË PARË TË MBYLLUR NË TETOVË

Duke u kujdesur për brezin më të ri dhe nevojat e tyre për të qenë aktiv dhe sportiv, Eurovia filloi punën me ndërtimin e pishinës së parë të mbyllur në Tetovë. Projekti do të ofrojë mundësi të reja për të gjithë sportdashësit dhe do t’i çojë sportet në nivelin tjetër.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore Oliver Spasovski shënoi fillimin e ndërtimit të pishinës së parë të mbyllur në Tetovë, si pjesë e projektit “Ndërtimi i 14 pishinave”. Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Darko Kaevski gjithashtu iu drejtua pjesëmarrësve, duke theksuar se këto projekte do të kontribuojnë në zhvillimin e sporteve dhe formimin e zakoneve të shëndetshme, me një fokus tek fëmijët dhe të rinjtë.

Ky projekt filloi me konsultimin e disa punëtorëve sportivë, të cilët treguan se është e nevojshme të ndërtohet një infrastrukturë e tillë sportive, pishina të tilla, në mënyrë që të zhvillohet sporti jo vetëm në Shkup, por në të gjitha komunat dhe qytetet e tjera, dhe kështu ne ngritim kushtet dhe standardet sportive.

Ne besojmë se ndërtimi i së ardhmes mund të ndodhë vetëm përmes investimit tek të rinjtë dhe ne vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat tona për të çuar përpara vendin tonë.

EUROVIA nënshkroi Kontratën, duke paraqitur ofertën më të favorshme në Prokurimin Publik të shpallur nga Agjencia e Rinisë dhe Sporteve.

Projekti do të zhvillohet afër Qendrës Sportive të Tetovës. Periudha e ndërtimit të pishinës është 18 muaj.

Ne dëshirojmë t’i përgëzojmë kolegët tanë për këtë arritje të madhe dhe t’u urojmë atyre suksese të vazhdueshme.