Nuk ka formulë magjike për një kulturë organizative të shkëlqyer të kompanisë. Çelësi është vetëm të trajtoni stafin tuaj ashtu siç ata do të dëshironin të trajtoheshin. Një studim i vitit 2011 nga Universiteti i Kansasit tregoi se punonjësit që janë të lumtur në vendin e punës, kanë një përqindje më të lartë të suksesit. Gjithashtu, u konkludua se punonjësit e lumtur kanë 10% më shumë sukses krahasuar me ata që nuk janë të lumtur në punën e tyre.
Pavarësisht profesionalizmit të lartë dhe përkushtimit në punën e tyre që kanë punonjësit e EA Holding, ata nuk e përjashtojnë mundësinë e shoqërimit jashtë orarit të punës. Pas një pune intensive të përditshme, sfidave, volumit profesional të punës dhe rezultateve, çdo punonjës meriton të kalojë kohë bashkë me kolegët e tij.
Lojërat kreative dhe sfiduese që janë pjesë e këtyre aktiviteteve janë ato që nxisin shpirtin e bashkëpunimit dhe konkurrencës mes punonjësve. Për shembull, aktiviteti i fundit i punonjësve të EA Holding është zhvilluar në Shkup, kryesisht në City Mall. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte që punonjësit të kalojnë një ditë të mbushur me argëtim, ku përmes lojës do të mund të njihen më mirë me njëri-tjetrin dhe në të njëjtën kohë të forcojnë shpirtin e ekipit. Argëtimi i tyre filloi në Cineplexx, ku të gjithë u çlodhën mirë me një komedi, e më pas vazhduan me aktivitete në qendrën e bowling-ut.










