Mendoni se nuk mund ta doni kafenë më shumë se kaq? Mendoni sërish. Kafeja tashmë mund të përfshihet edhe në rutinën tuaj të bukurisë. Ka dëshmi shkencore se nëse konsumoni 1 deri në 2 kafe brenda ditës do të keni një pamje më të bukur. Në fakt një filxhan kafeje ju jep më shumë antioksidantë se një frutë, gjë që ndikon në bukurinë e lëkurës. Përveç tjerash, ja disa përdorime për fytyrën, trupin dhe flokët:
Fytyra
E pasur në antioksidantë, kafeja mund të luftojë plakjen e lëkurës duke eliminuar toksinat dhe duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira nga ndotja, tymi i cigares etj.
Trupi
Kafeja është diurektike. Pra, kur aplikohet në lëkurë, ajo ka vetinë të largojë lëngjet nga qelizat e dhjamit duke i bërë ato të tkurren dhe duke pakësuar përkohësisht dukshmërinë e celulitit.
Një ‘scrub’ i sugjeruar për këtë trajtim përbëhet nga një kupë mbetje kafeje (ajo që mbetet pas bërjes së kafes ekspres), gjysmë kupe sheqer i bardhë ose i vrugtë dhe një kupë vaj kokosi. Përbërja masazhohet në trup pas larjes dhe shpëlahet me ujë të ngrohtë.
Flokët
Kafeja, jo vetëm i lë flokët të mëndafshta, por e masazhuar në skalp, kafeina mund të nxisë rrënjët e flokëve për një rritje më të shpejtë.
Prandaj, ju sugjerojmë të harroni produktet e shtrenjta të bukurisë dhe të filloni të përdorni kafenë në rutinën tuaj të përditshme.