Citimet motivuese janë ato që bëjnë një ndryshim të befasishëm, duke të të ngritur shpirtin kur je keq dhe duke të të inkurajuar për në lartësi më të mëdha kur ndeshesh me një problem të madh. Lexo më poshtë

Citimet motivuese janë ato që bëjnë një ndryshim të befasishëm, duke të të ngritur shpirtin kur je keq dhe duke të të inkurajuar për në lartësi më të mëdha kur ndeshesh me një problem të madh. Lexo më poshtë disa nga thëniet e preferuara të punëtorëve tanë:

Puna reflekton me sukses kur përqendroheni në atë që dëshironi të arrini

Xhevat Ziberi – Web Developer, Talenta

Shumë njerëz përdorin shprehjen “duhet por nuk dua” ose “mundem por nuk dua”. Mjaft u bëtë pengesë për veten. Nëse dëshironi, mundeni. Nëse duhet, bëjeni. Nëse mundeni, çfarë ju pengon të veproni?

Ai që zotëron durimin zotëron gjithçka

Besiana Kurtishi – Arkitekte, Eurovia

Është e rëndësishme të jeni pozitivë. Dështimet ndodhin për shkak të pakënaqësisë që ushqeni gjatë jetës. Por nëse ndryshoni sjellje duke e jetuar jetën tuaj me bindje se gjithçka mund të përmirësohet, duke përgëzuar veten për çdo gjë të mirë që i’a dilni të bëni, do të mund të shihni disfatat me më shumë qetësi dhe kurajo më të madhe.

Çelësi i suksesit është të përqëndrohesh tek qëllimet dhe jo pengesat

Armend Qamili – Asistent i financave, ENEA

Për të qënë i motivuar, duhet të lëvizësh përpara pavarësisht pengesave. Ekziston një koncept i gabuar se të jesh i motivuar do të thotë të mos ballafaqohesh kurrë me disfata apo dështime. E kundërta, çdo biznesmen është ballafaquar me dështime të panumërta. Megjithatë ata kanë bindjen e brendshme për të ecur përpara, për të konfiguruar jetën dhe vizionin e tyre dhe suksesin në fund fare. Mendja juaj ka të gjithë fuqinë për të cilën ju keni nevojë për të kaluar çdo sfidë.

Rruga drejt suksesit është mënyra e ndjekjes së vazhdueshme të njohurive

Rina Fazliu – Avokate, ADEL Holding

Suksesi duhet të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje. Ata bëjnë gabime, por nuk ndalen kurrë. Për të qenë i suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni apo vizionar apo të kesh një diplomë universitare. Të nevojitet vetëm një sistem orientimi dhe një ëndërr.

Ju mund të bëheni të përkryer vetëm në atë që doni të punoni

Emira Aliu – Qendër kontakti, ADEL Holding

Bëj punën që do, dhe nuk do të të duhet të punosh kurrë. E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që bëni. Mos u frikësoni nga dështimi. Dështimi nuk është gjë tjetër veçse një tjetër pengesë në rrugën drejt madhështisë.

Që të keni sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika për dështim

Milena Tisevska – Asistente marketingu, Talenta

Shumë prej nesh nuk jemi duke jetuar ëndrrat tona, sepse jemi duke jetuar frikërat tona. Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën.

Sa më shumë të punoni për diçka, aq më mirë do të ndiheni kur ta arrini atë

Besime Mustafi – Arkitekte, Eurovia

Suksesi zakonisht u shkon atyre që janë duke e kërkuar. Njerëzit që kanë sukses kanë vrull. Sa më shumë arrijnë, aq më shumë duan të arrijnë, dhe aq më shumë e gjejnë mënyrën për të arritur suksesin. Nuk mund të ngjitësh shkallët e suksesit përderisa duart i ke në xhepa.