Ndiheni sikur jeni duke punuar gjithë kohën, por nuk po merrni rezultatet që dëshironi? Nuk jeni vetëm, shumë persona të talentuar e kanë këtë sfidë. Rreziku është se në

Ndiheni sikur jeni duke punuar gjithë kohën, por nuk po merrni rezultatet që dëshironi? Nuk jeni vetëm, shumë persona të talentuar e kanë këtë sfidë. Rreziku është se në përpjekje mund të përqafohen teknika të menaxhimit të kohës që vetëm shtojnë luftën ndaj keqmenaxhimit.

Shmangni këto 9 kurthe të përbashkëta të menaxhimit të kohës që shumica e personave bëjnë. Mësoni mënyra sesi mund të mposhtni keqmenaxhimin e kohës dhe rregulloni këtë problem.

1. Mohoni se keni një problem me menaxhimin e kohës

Ndaloni së thëni se nuk keni kohë të mjaftueshme për të përfunduar angazhimet tuaja. Në vend të kësaj, pranoni që duhet të aftësoheni më mirë në menaxhimin e kohës tuaj dhe të filloni të eksperimentoni me teknika që do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja.

2. Neglizhoni që të planifikoni ditën tuaj

Është e rëndësishme të planifikoni ditën tuaj për efikasitet maksimal. Ndoshta nuk e dini se çfarë do të bëni çdo minutë, por duhet të përpiqeni të vendosni qëllime të përditshme duke përfshirë detyrat që dëshironi të plotësoni, pastaj t’i rendisni ato sipas rëndësisë. Kaloni pak minuta në mbrëmje duke vendosur se çfarë do të vishni ditën tjetër dhe përgatisni ushqimin që do të merrni me vete në punë ose në shkollë. Ndërsa bëni gati kalendarin për ditën tjetër, do t’ju kursejë mjaft kohë në mëngjes dhe do t’ju lehtësojë mentalisht në lidhje me marrjen e vendimeve.

3. Lejoni “urgjenten” të arrijë “të rëndësishmen”

Dallimi i “urgjente” nga “e rëndësishme” është një sfidë për shumicën e sipërmarrësve.

Ju mund të përdorni Matricën Eisenhower për t’ju ndihmuar në prioritizimin e detyrave tuaja, në mënyrë që të mos lejoni urgjenten të marrë kontrollin e orarit tuaj. Merrni të gjitha detyrat tuaja dhe vendosni ato në katër kuadrate:

Për të bërë së pari. Këto janë përgjegjësitë më të rëndësishme që duhet të bëhen sot ose nesër.

Orari. Për detyra të rëndësishme që nuk janë urgjente, mund t’i planifikoni ato në kalendarin tuaj.

Delegoni. Nëse ka detyra thelbësore që nuk janë të rëndësishme, ju mund t’ia dorëzoni ato dikujt tjetër.

Mos i bëni. Cilat detyra nuk janë të rëndësishme apo urgjente? Fshini këto nga listat tuaja ose shtojini ato në një “do të doja t’i bëja në qoftë se do të mundem ndonjëherë”.

4. Delegimi i gabuar

Sipërmarrësit krenohen me veten e tyre që merren me çdo gjë, por nuk është nevoja që të jeni të përfshirë në çdo pjesë të biznesit tuaj. Jini të vetëdijshëm për atë që po ndodh, por kontrolloni egon tuaj dhe delegoni detyrat e duhura për njerëzit e duhur.

Nëse nuk keni një staf, merrni shërbim outsource. Për shembull, mund të punësoni një asistent personal për të menaxhuar kalendarin, email-in, llogarinë tuaj sociale ose blogun. Asistentët personalë gjithashtu mund të kujdesen për punën personale, rekrutimin dhe rezervimin e fluturimit tuaj dhe hotelit për një udhëtim të ardhshëm biznesi.

5. Duhet të zgjoheni herët

Merrni një moment dhe lexoni artikuj të tjerë të menaxhimit të kohës. Ju do të gjeni që një nga pjesët më të zakonshme të këshillave të përbashkëta është të zgjoheni herët. Le të themi që zgjoheni një orë më parë. Ju mund ta përdorni atë kohë për të shqyrtuar kalendarin tuaj, ushtroheni, hani një mëngjes të shëndetshëm, lexoni ose pastroni inbox-in tuaj pa u hutuar.

Por ja ku qëndron problemi. Vendosja e alarmit tuaj në orën 4 të mëngjesit nuk ka të bëjë me menaxhimin e kohës. Bëhet fjalë për të punuar për pikun e produktivitetit tuaj dhe për të vendosur mënjanë kohën për t’u përqëndruar në prioritetet tuaja. Mendoni në këtë mënyrë. Nëse jeni një person që ju pëlqen të punoni gjatë natës, do të humbni produktivitetin nëse zgjoheni kaq shpejt.

6. Jeni jo fleksibël

Pa marrë parasysh se sa të mirë planifikuar jeni, ju përsëri do të haseni me ndërprerje. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që kalendari juaj të ketë njëfarë fleksibiliteti.

7. Jeni “të përkryer”

Ne të gjithë përpiqemi të ofrojmë një punë cilësore, por vazhdimisht synimi i përsosjen na çon drejt joreales. Shpesh presioni që vendosim për veten të “jemi të përsosur” na bën të vendosim presion mbi njerëzit e tjerë për çështjet e tyre.

Merrni Steve Jobs si një shembull. Ndërsa përsosmëria e tij e nxiti atë të krijonte disa nga produktet më ikonike në historinë e kohëve të fundit – zgjati gjithashtu kohën që duhej për të zhvilluar produkte dhe krijoi probleme me punonjësit. Si një sipërmarrës, tashmë e dini se nuk mund të përballoni zgjatjen e zhvillimit të produkteve apo shërbimeve tuaja.

8. Pastrimi i përditshëm i hapësirës tuaj të punës

A do të thotë kjo që ju duhet të lini mbeturinat e ushqimit mbi tryezën tuaj? Sigurisht që jo. A duhet të merrni një skedar apo mjet dhe të mos e ktheni kurrë në vendin e duhur? Natyrisht që jo. E para është jo e shëndetshme dhe nëse nuk i ktheni sendet në vendin e tyre, do të shpenzoni më pas kohë duke kërkuar për to.

Është e pranueshme që të keni një rrëmujë të vogël rreth hapësirës tuaj të punës. Një studim zbuloi se një tavolinë e çrregullt mund të shkaktojë kreativitet. Pra, nëse nuk keni kohë, atëherë nuk ka nevojë të stresoni veten për një rrëmujë të vogël. Mund të lini një ditë në javë për të pastruar dhe organizuar hapësirën e punës.

9. Punoni pa ndërprerje

Shumë sipërmarrës krenohen me veten se punojnë 24/7. Elon Musk, për shembull, dihet se punon 80 orë në javë. E vërteta është se të gjithë kanë nevojë për pushime për t’u rifokusuar dhe rikarikuar. Të punoni pa frenim është brutale për ju dhe për të gjithë të tjerët.

Bëni pushime të vazhdueshme sikur edhe vetëm një shëtitje 10 minuta, por përpiquni të shkëputeni plotësisht gjatë orëve jo zyrtare të biznesit. Ecni gjatë kohës që keni një telefonatë, lëvizni nëpër zyrë apo çdo gjë që ndihmon të jeni pak aktivë.