Dita e Fëmijëve festohet më 1 Qershor. Por cila është historia e kësaj dite? Fëmijët e të gjitha moshave besojnë se sot duhet të ndihen të lumtur dhe të festojnë me moshatarët e tyre.Kjo ditë nuk është vetëm festë, por njëkohësisht 1 Qershori shërben për të ndërgjegjësuar dhe thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por ndryshe nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra të ndryshme. Në këtë ditë vendosëm t’u kushtohemi fëmijëve. Me 1 Qershor si kompani vendosëm të organizojmë diçka ndryshe nga vitet e tjera.Tema e këtij viti ishte ndërgjegjësimi dhe frymëzimi i fëmijëve për profesionin e tyre të ardhshëm si dhe prezantimi dhe mënyra e punës në kompaninë tonë.Vendosëm të japim fëmijët njohuri më të hollësishme mbi arkitekturën dhe ndërtimin. Arkitektët tanë ishin të kënaqur të ndanin përvojat e tyre me fëmijët dhe t’i motivonin ata të konsideronin një profesion në këtë fushë.

Gëzuar 1 Qershorin, Ditën Kombëtare të Fëmijëve. Të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtja e tyre duhet të jenë nisma kryesore për një shoqëri të sigurt dhe të zhvilluar.