Certifikata e internetit “Excellence SME” është çmim dhe dëshmi për aktivitete të shkëlqyera afariste që Oda Ekonomike e Maqedonisë në bashkëpunim me institucionin kreditor me famë botërore Coface e lëshon për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Mbajtësit e kësaj certifikate tregojnë besueshmëri të shtuar në operacione, vlerësim pozitiv të kredisë, rritje të besimit dhe vendime biznesi më të mira dhe më të shpejta me më pak rrezik për klientët dhe partnerët e biznesit.

Qëllimi kryesor i lëshimit të kësaj certifikate është rritja e transparencës së tregut, promovimi i kompanive të suksesshme dhe praktikave të sigurta dhe të suksesshme të biznesit. Në këtë mënyrë fituesi i kësaj certifikate fiton besueshmëri në operacion.

Ne si EUROVIA jemi krenarë për këtë certifikatë dhe shpresojmë që me këtë të bëjmë një hap tjetër për të forcuar besimin tek partnerët tanë dhe partnerët tanë do të vazhdojnë bashkëpunimin me ne.