Ndërkohë që vazhdojnë punimet në projektin e ndërtimit të Stacionit të ri Policor në Komunën Aerodrom, i financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, sot patëm nderin të mirëpresim vizitën e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike.

Ministri dhe ekipi i tij inspektuan punimet dhe konfirmuan se projekti është duke vazhduar sipas planit të parashikuar. Stacioni i ri policor, i cili filloi ndërtimin në korrik të vitit të kaluar, pritet të përfundojë brenda 30 muajve. Ky stacion modern do të ofrojë një hapësirë të përmirësuar për oficerët e policisë dhe shërbimet që ofrohen për qytetarët e Komunës Aerodrom.

Për më tepër, në bashkëpunim me Kryetarin e përkohshëm të Komunës Aerodrom, po planifikojmë të shtojmë hapësira për shërbimet administrative brenda stacionit policor. Kjo do të thotë që qytetarët do të kenë mundësi të marrin dokumente personale, leje drejtimi dhe shërbime të tjera të rëndësishme pa qenë nevoja të shkojnë në ndërtesën e MTV-së.

Eurovia është krenare që po merr pjesë në këtë projekt të rëndësishëm, duke kontribuar në rritjen e shpejtësisë, cilësisë dhe qasjes së shërbimeve për qytetarët. Së bashku, ndërtojmë të ardhmen!