Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatrat Banjica e Epërme, Çaile dhe Çegrane. Kontrata e nënshkruar është 123 milionë denarë.

Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatrat Banjica e Epërme, Çajle dhe Çegrane – pjesë e marrëveshjes kornizë ndërmjet Eurovia dhe Ndërmarrjes Komunale – Gostivar. Eurovia nënshkroi marrëveshje kornizë me Ndërmarrjen Publike Komunalec për zbatimin e projektit për ndërtimi i kanalizimit fekal në Komunëne Gostivarit. Projekti parasheh ndërtimin e 14 kilometrave të kanalizimit fekal dhe zbatimi duhet tëpërfundojë deri në vjeshtën e vitit 2020. Marrëveshja është arritur përmes prokurimit publik të shpallur nga kompania komunale Komunalec dhe përkrahur nga komuna e Gostivarit si investim i përbashkët me buxhet të veçantë.

 

 

 

 

 


Ndërtimi i kapaciteteve prodhuese në Bunarxhik

Kompania amerikane AIM PROPERTY po ndërton fabrikë për industrinë e automobilave për kompaninë Dura Automotive System ku do të prodhohen pjesë për vetura.Fabrika do të ndërtohet në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike Shkup 2 – Bunarxhik. Projekti fillon në shtator 2018 dhe duhet të përfundojë menjëherë në mars 2019. Objekti mbulon një sipërfaqe prej 17,000 m2 dhe është një kontratë Eurovia për përfundimin e bykut të ndërtesës.

 


Eurovia po ndërton objekte të reja për fabrikën e prodhimit Monico SMLLC

Eurovia nënshkroi një kontratë ndërtimi me “MONICO SMLLC” për ndërtimin e një objekti të ri prodhimi për etiketat ngjitëse me një sipërfaqe prej 4872 m2. Eurovia është kontraktor i projektit deri në fazën e fundit, që do të thotë se do të realizohet si projekt kyç në dorë, projekti duhet të zbatohet shpejt dhe me dinamikë të shpejtë, i cili pritet të zgjasë vetëm 145 ditë pune.


 

Vazhdon bashkëpunimi me MARAI SMLLC

Ndërtesa e banimit në Shkup, investim i MARAI SMLLC, është një nga projektet 2018-2019 që do të përfundojë nga Eurovia. Kjo godinë është e treta në serinë e partneriteteve të suksesshme mes Eurovia dhe MARAI SMLLC.Ndërtesa mbulon një sipërfaqe prej 5800m2 duke përfshirë katin përdhes dhe 6 kate. Periudha e ekzekutimit të projektit është 108 ditë për fazën e karkasave. Banesat jane te planifikuara per banim familjar Nese kerkoni te blini apartamente ju lutemi na kontaktoni ne nr: 02 3246970