Pozita: Legal Affairs Officer
Lokacioni: Zhelinë / Shkup – Maqedonia e Veriut
Departamenti: HR, Administratë & Legal
Kodi i Referencës: JD-HR-LEG-003
Afati i aplikimit: Deri më 03.05.2025
Orari i punës: Full-time | E hënë – E premte, 08:00 – 16:00
PËRSHKRIM I POZITËS
Legal Affairs Officer është përgjegjës për menaxhimin e çështjeve juridike të kompanisë, përgatitjen dhe rishikimin e kontratave, monitorimin e përputhshmërisë me ligjet dhe aktet nënligjore, mbështetjen ligjore për sektorët e tjerë si dhe komunikimin me institucionet publike dhe partnerët ligjorë.
DETYRAT KRYESORE
- Hartimi dhe kontrolli i kontratave me furnitorë, klientë, nënkontraktorë dhe palë të treta.
- Monitorimi i zbatimit të detyrimeve kontraktuale dhe ligjore nga sektoret e brendshëm.
- Këshillim ligjor për menaxhmentin dhe sektorët në vendimmarrje.
- Përfaqësimi i kompanisë në proceset administrative, ligjore apo notariale.
- Mbikëqyrja e përputhshmërisë me ligjet për punësim, siguri dhe mbrojtje të të dhënave.
- Përgatitja e dokumenteve zyrtare: vendime, autorizime, ankesa, njoftime ligjore.
- Menaxhimi i arkivit ligjor dhe digjitalizimi i dokumentacionit në SharePoint.
- Komunikimi me avokatët e jashtëm dhe ndjekja e rasteve gjyqësore në bashkëpunim me ta.
KUALIFIKIMET E KËRKUARA
- Diplomë universitare në Juridik (preferohet drejtimi Civil ose Biznes).
- Minimumi 3 vite përvojë në çështje juridike ose në kompani të ndërtimit.
- Njohuri të thella në legjislacionin komercial, administrativ dhe të punës.
- Aftësi për të hartuar dhe analizuar kontrata komplekse.
- Njohuri të Microsoft 365 (Word, Excel, SharePoint) dhe arkivim digjital.
- Njohuri të gjuhës maqedonase dhe shqipe (anglisht përbën avantazh).
- Etikë profesionale, integritet dhe aftësi për të punuar nën presion.
OFROJMË:
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Mundësi për zhvillim të karrierës dhe trajnime të avancuara.
- Paga konkurruese dhe benefite shtesë.
- Involvim në projekte të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare.
SI TË APLIKONI?
Dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në email: hr@eurovia.mk
Subjekti i emailit: Aplikim – Legal Affairs Officer
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.