Ky vit që po lëmë pas po përshëndetet si viti që e vuri të gjithë njerëzimin përpara një sfide të vështirë; një sfidë e cila, për ta kapërcyer atë, na u desh të zgjoheshim dhe të kuptonim vlerat e vërteta të ekzistencës sonë: shëndetin, familjen dhe solidaritetin me njëri-tjetrin. Pasojat e kësaj sfide nuk lanë pas dore sferën ekonomike, pra zhvillimin e biznesit. Bazuar në vlerat e lartpërmendura, si dhe në parimin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit, ne lidhim forcat, burimet dhe të gjithë energjinë pozitive jo vetëm që e përballojmë këtë situatë duke iu përshtatur rregullave të reja por edhe për të krijuar hapësirë për sukses edhe më të madh. edhe përkundër kushteve të vështira.
Përvojat globale të pandemisë dhe fuqia e bashkëpunimit ishin një frymëzim për ne si një grup për të zhvilluar aktivitetin tonë në territore të reja gjeografike! Me 30 Dhjetor 2020 hapëm Zyrat e Grupit EUROVIA në Shtetin e Kosovës. Eurovia Kosova do të funksionojë përmes degës së saj kryesore në qytetin e Prishtinës, por shumë shpejt do të hapen pikat e komunikimit në qytetet strategjike të vendit! Qëllimi kryesor i vendimit për një hap të tillë investimi ishte vlerësimi se shërbimet tona janë adekuate, të domosdoshme dhe të cilësisë së duhur për tregun e një shteti të ri që ende po ndërtohet dhe zhvillohet, siç është Republika e Kosovës!
Objektivat e vitit 2021 janë përqendruar jo vetëm në rritjen pozitive të Kompanive tona në të gjitha tregjet ku aktualisht operojmë, por edhe në ngritjen e shërbimeve në nivelin më të lartë të ekspertizës. Rritja e vazhdueshme e portofolit të investimeve jashtë Ballkanit nuk injorohet, si dhe zhvillimi i fuqisë punëtore është gjithmonë drejt avancimeve më të fundit.