Ne jemi një grupacion i madh, një vend i larmishëm karriere me mundësi të pafundme. Me mbështetjen e menaxherëve

Ne jemi një grupacion i madh, një vend i larmishëm karriere me mundësi të pafundme. Me mbështetjen e menaxherëve dhe kolegëve tanë, përmirësohemi gjatë gjithë kohës. Një vend me mundësi të pafundme për të treguar aftësitë tuaja.

Fillimet tuaja në ADEL Holding. Cilat ishin sfidat që i përballonit në fillimet tuaja, cilat janë tani?

Sfidat si në fillim të karierës sime në ADEL Holding po ashtu edhe tani gati janë të njejta, e them kështu se gjithmonë pikëpamja dhe synimi im ndaj zhvillimit të karierës sime dhe paralelisht kontributit pozitiv ndaj kompanive të ADEL Holding ka qenë i natyrës të zhvillimit dhe menaxhimit operativ, krijimit dhe propozimit të ideve të reja biznesore duke i zbatuar ato deri në proces të zhvillimit të tërësishëm dhe duke monitoruar ecurinë e tyre në tërësi.

Një ndër sfidat e para ishte menaxhimi i përgjithshëm i agjensionit të marketingut Talenta, duke nisur nga plotësimi i portofolios me klientë të ri dhe organizimin e atyre aktual, po e gjithë kjo erdhi falë ekipit tonë profesional që ka zotëruar gjithmonë aftësi për analizë dhe investigim të tregut, duke i shërbyer pikë së pari klientët tonë si agjension “full-service” marketingu, shërbime shumë të dobishme konsultative për produktet dhe shërbimet e tyre, konkurencën, dhe kushtet e tregut në përgjithësi.

Tani me shumë mburrje e them që Talenta përveç që shërben si agjension marketingu intern për përmbushjen e nevojave të marketingut për të gjithë kompanitë që janë pjesë ADEL Holding, poashtu numron shumë klientë nacional dhe internacional, në referencë të përbashkët me kompaninë tonë për outdoor ose reklamim të jashtëm Screen Media në pronësi të ADEL Holding.

Pastaj, sfida e rradhës ishte themelimi i kompanisë së distribuimit Enea, e cila prezentonte një veprimtari tërësisht e re në Holding-un tonë. Gjatë themelimit, ne si ekip menaxhues në njërën anë kishim dëshirën e flakt dhe të pakompromist për të arritur suksesin i cili sigurisht nuk vinte brenda natës, në anën tjetër përveç problemeve rutionore si procedurat e komplikuara administrative dhe institucionale për plasim të produkteve ushqimore në treg, konkurrenca jo-reale, mungesën e resurseve njerëzore dhe shumë sprova tjera të ndryshme të cilat ende më shumë vështirësoheshin atëherë ku para tyre gjendeshim si të pa-përvojë, mbi të gjitha mendoj se kreativiteti, guximi dhe vetëbesimi ishin ata që na bënim të kuptonim se problemet janë vetë “nektari” i zhvillimit të biznesit, të cilat duhen të tejkalohen, përpunohen dhe thjesht të llogariten si mjet pune për zhvillim e sipër.

Ndërsa sfida ma e madhe që ende tani po përjetohet në karrierën time është ajo e përkushtimit dhe angazhimit tim të plotë në kompaninë tonë të ndërtimit Eurovia.

Mund ta përshkruaj si një eksperiencë shumë të pasur, e gjithë kjo falë misionit dhe pikënisjeve tona që këtë kompani ta shpallim si lider nacional dhe rajonal në fushën e patundshmërive dhe investimeve kapitale, në industrinë e ndërtimit, strukturimit dhe projektimit për të gjitha projektet civile, industriale dhe projekteve hidroteknike.

Sfidat janë të shumta, por ato më kryesore kanë qenë të sigurojmë vlera të larta komerciale duke ofruar cilësi të padiskutueshme me standarde të reja bashkëkohore në treg, duke ofruar integritet ndaj bashkëpunëtorëve tanë me konsulencë profesionale teknike dhe finansiare, poashtu duke siguruar një mbarëvajtje të përgjithshme të veprimtarisë së ndërtimit në përputhje me kërkesat dhe standardet cilësore ndaj klientëve tanë.  

Përshkruani detyrat kryesore ditore të një Drejtori Operativ?

Detyrat dhe përgegjësitë e një drejtori operativ janë të shumta, mirëpo të njejtat nuk mund të jenë të realizueshme pa ndihmën e kolegëve të mi të cilët e përbëjnë kompaninë tonë të ndarë në departamente si:

Departamenti Teknik që udhëheq aktivitetet kryesore të projektimit, ndërtimit, mbikqyrjes dhe preventivës gjatë punimeve në terren.

Departamenti i Financave që udhëheq dhe menaxhon procedurat financiare dhe buxhetore të përcaktuara nga bordi i drejtorëve të ADEL Holding, hartimin e politikave të kompanisë lidhur me shpenzimet dhe të ardhurat buxhetore, etj.

Departamentin Ligjor që ka për detyrë të hartoj legjislacionin në tërësi, akteve juridike të përcaktuara nga bordi, bën verifikimin dhe sigurimin e përputshmërisë me parimet themelore të jurisprudencës, etj.

Ndërsa detyrat kryesore të një drejtori operativ janë:

Zhvillimi dhe rruajtja e marrëdhënieve me klientët dhe furnitorët duke siguruar standard cilësor të shërbimit ndaj tyre;

Projektimi dhe zbatimi i operacioneve të biznesit;

Asistencë në përpilim dhe percaktim të buxhetit të kompanisë, të projekteve veçmas, poashtu edhe monitorim të tyre;

Asistencë në përpilim dhe përcaktim të kushteve të kontratave ndaj furnitorëve dhe klientëve;

Mbikëqyrjen e veprimtarisë së kompanisë dhe punën e drejtuesve;

Monitorim të ecurive të punëve në terren, kërkesave të klientëve dhe përmbushjen e tyre paralelisht me nevojat operative;

Përpilim ofertash ndaj klientëve duke azhornuar edhe cmimet e tyre.

Ndihmon departamentin e finansave për mbledhjen e fondeve.

Përgatitje të analizave, raporteve të ndyshme periodike për cështjen e realizimit të projekteve, matjes së performansave teknike dhe përmbushjen e detyrimeve finansiare midis palëve kontraktuese por duke mbrojtur gjithmonë interesat e kompanisë.

Përforcimi dhe zgjerimi i segmenteve operative në treg, lobim për furnizim dhe tregtim të bizneseve me produkte dhe shërbime të reja.

Si i menaxhoni stresin dhe vështirësitë që i hasni gjatë punës?

Duke qenë i vetëdijshëm se stresi gjatë punës është një pjesë e pandarë e rutinës së aktiviteteve ditore, poashtu edhe si një “përgjigje” normale ndaj ngjarjeve që na bën të ndjehemi të kërcënuar nëse vlerësojmë se nuk do të arrijmë të bëhemi të realizueshëm ndaj detyrave të shumë përcaktuara, në rastet më të rënda mundohem ta trajtoj si një energji e cila është e domosdoshme për të funksionuar në tërësi. E di që reagimi spontan mbrojtës ndaj stresit shfaqet në dy mënyra: ta luftosh, ose anashkalosh atë. Unë gati gjithmonë reagoj në mënyrën e parë, pra luftoj për të arritur qëllimin dhe ndjesinë e kontrollit me vetëbësimin më të madh në vetvete, duke qëndruar i fokusuar, energjik dhe alert.

Menaxhimin e stresit e definoj si kontroll mbi mendimet dhe emocionet e mia, duke bërë dallimin midis punëve që janë të patjetërsueshme dhe atyre që mund të presin edhe pak për realizim, duke ndryshuar ose përshtatur situatën në përgjithësi, shkaktarët që gjenerojnë stresin, dhe duke pranuar më në fund gjërat ashtu siç janë dhe nuk mund të ndryshohen.

Sipas përvojës tuaj të deritanishme, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e të qenit pjesë e një grupacioni të madh?

Sipas përvojës sime, e preferoj më shumë të qenit pjesë e një grupacioni të madh, duke numëruar disa avantazhe:

Standardizimi, implementimi inovativ teknologjik dhe kualitativ kanë tendencë më të madhe që mundësohet nga aftësia e definuar buxhetore se sa kompanitë e vogla në tërësi;

Burokracia, e cila bën që çdo punonjës të ndjehet i sigurtë dhe organizativ, me tendencë burokratike në punë dhe në jetën e tij private.

Mundësi më të mëdha për specializim dhe ngritje profesionale e morale, zhvillim dhe edukim ekspeditiv në punë.

Ndërsa disavantazhet:

Rritja e vazhdueshme e strukturimit shumë sektorial të grupacionit, mendoj se vështirëson zbatimin e kërkesave për azhurim ose ndryshim të verzionit funksional në tërësi.

Si e fillon ditën Faton Idrizi, si e kaloni kohën e lirë dhe a merreni me sport?

Gati çdo mbrëmje, planifikoj gjërat të cilat i kam si detyrë për ditën e nesërme, të paktën ato për orët e para të ditës. Gjatë ditëve të punës e filloj me një kafe në zyrë bashkë me kolegët e mi, ndërsa kohën e lirë mundohem sa më shumë t’ua dedikoj fëmijëve të mi. Po merrem me sport, konkretisht me palestër, në mbrëmje pasi kthehem nga puna ose gjatë fundjavës.

Çfarë këshille do u jepnit të rinjve që duan të bëhen pjesë e grupacionit tuaj, çfarë cilësish duhet të kenë dhe si i motivoni punëtorët tuaj?

Mendoj se çdo njeri pa asnjë dallim mund të bëhet i suksesshëm, por e gjithë kjo varet nga vetë ai, nëse ai vërtet e do këtë. Duhet ditur që sot në treg mbijetojnë ato të cilët janë të përgjegjshëm për ambiciet e tyre që kërkojnë ndaj vetes, që janë të guximshëm,  këmbëngulës dhe mjaft bashkëpunues, prandaj me bindje të thellë e them se pas një kohe jo të gjatë çdo kush mund ta gjen veten duke ngjitur shkallët e karrierës në çfarëdo kompani, sigurisht edhe në grupacionin tonë ADEL Holding.