Derisa keni klikuar linkun, është shumë e qartë se e doni kafen. Në fund të fundit, kafeja është një nga pijet më të njohura anembanë

Derisa keni klikuar linkun, është shumë e qartë se e doni kafen. Në fund të fundit, kafeja është një nga pijet më të njohura anembanë globit. Megjithatë, jo të gjithë e gëzojnë atë nxitje të energjisë që u’a jep.

Nëse përjetoni efektet anësore që shkakton kafeja, siç janë dhimbjet e kokës apo momentet e ankthit por jeni ‘manjak’ të kafes atëherë duhet të zgjidhni një alternativë tjetër- kafeja dekafeinato ose pa kafeinë. ama Caffe ka zgjidhje edhe për ju, ama Decaff është një alternativë e vlefshme për ata që nuk mund të heqin dorë nga shija e mirë e aromës së kafesë.

Decaffeinato , është ekspres pa kafeinë, e krijuar nga përzierja e Arabik-ës dhe Robusta-s, që karakterizohet nga një shije fine dhe aromë delikate, por me sigurinë e të njëjtës shije që fal një kafe normale me kafeinë. Për t’u shijuar në çdo moment, falë sasisë së ulët të kafeinës e cila nuk e kalon 0,1%.

Nëse trupi juaj nuk e toleron kafeinën, atëherë duhet të mësoni diçka më shumë për kafenë pa kofeinë dhe të kuptoni se është një alternativë më e shëndetshme për ju.

Decaffeinato ndihmon në uljen e rrezikut të zhvillimit të diabetit tip 2, nxit sekretimin e stomakut, përmirëson tretjen dhe funksionin e mëlçisë. Zvogëlon rrezikun nga karcinomi i rektumit, mbronë neuronet dhe mund të ndihmojnë në pengimin e sëmundjeve të Alzhemierit dhe të Parkinsonit. Përveç kësaj, kafeja pa kafeinë është një analgjezik dhe ilaç i dhimbjeve të rënda dhe ndihmon në luftimin e përzierjes dhe dhimbjeve të kokës. Një studim shkencor i kohëve të fundit ka treguar se dekafeinato ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Nëse nuk vuani nga ndikimet anësore, jini të qetë dhe pini kafe. Filloni ditën tuaj me këtë ‘pije magjike’ dhe shijoni larshmërinë e shijeve që ama Caffe j’ua ofron.