Sot më datë 28.05.2021 Kryqi i Kuq Tetovë, me ndihmën e ekipeve ekspertë të Qendrës për Mjekësi të Transfuzionit Tetovë, si dhe punonjësit e Eurovia Holding organizuan aksion për dhurimin e gjakut.

Aksioni i sotëm mund të vlerësohet si i suksesshëm, sepse gjatë disa orëve të qëndrimit të ekipit në zyrat e Eurovia Holding, shumica e të punësuarve dhuruan gjak.

Gjatë këtij aksioni u respektuan të gjitha masat dhe protokollet për siguri dhe mbrojtje komplete COVID-19. Dhuruesit e gjakut ishin të ndarë në disa grupe me qëllim që të mbahet distance fizike.

“Më vjen mirë që e treguam humanizëm dhe solidaritet si kompani, por edhe si individë. Dëshiroj të falënderoj para së gjithash Qendrën për Mjekësinë e Transfuzionit dhe Kryqin e Kuq Tetovë, që padyshim me sukses kryen punën e tyre, si dhe të gjithë punonjësit që treguan mbështetjen dhe humanizmin e tyre”  tha sot Elmedin Ademi – Drejtor i Përgjithshëm i Eurovia Holding.

EUROVIA Holding falënderon të gjithë të punësuarit që ju përgjigjen pozitivisht aksionit humanitar ku shprehën humanitetin dhe solidaritetin e tyre përmes dhurimit të gjakut.